Mes 46 viktimave në aksidentin e autobusit në Bullgari, 12 janë fëmijë
Shqiptarët përsëri përgjakin rrugët e botës. 46 të vdekur në aksidentin e autobusit në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Shumica prej tyre janë të rinj.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët”, ka shkruar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke shprehur dhembje.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një konferencë për mediat në Bullgari ka deklaruar se në autobus po udhëtonin 53 persona dhe të gjithë viktimat janë moshë e re, mes tyre edhe 12 fëmijë.

