Ja kur fillon vaksinimi në komuna të tjera

Tash e dy ditë në Kosovë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor dhe personave të moshuar, në dy qendra, në palestrën sportive “1 Tetori” dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse vaksinimi i stafit shëndetësor nëpër komuna të tjera të Kosovës, me kujdesin dytësor shëndetësor pritet të fillojë në fund të kësaj jave.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.