Mes dhimbjes dhe lotëve: Modelja dhe këngëtari i famshëm humbin fëmijën

Ditë e madhe pikëllimi për Chrissy Teigen dhe bashkëshortin e saj, John Legend. Modelja dhe këngëtari i famshëm humbin fëmijën e tyre, transmeton Mediafokus.info.

Modelja Teigen, medh dhimbjes e lotëve, e bëri publike lajmin në rrjete sociale për problemet me shtatzëninë.

“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijën. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Twitter. Në një postim në “Instagram”, Chrissy u shpreh se pavarësisht transfuzioneve të gjakut, bebi nuk ishte në gjendje të merrte lëngjet e nevojshme.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte”, shkroi ajo./Mediafokus.info/