Mesazhi i Dafinës: Është e pakuptimtë të jetosh vetëm për veten tende

Mjekja dhe humanistja kosovare Dafina Krasniqi, e cila vrapon e para për të ndihmuar njerëz në nevojë, ka përcjellë sot një mesazh shumë domethënës për jetën, mirëqenien, vullnetarizmin.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që vendosin per ta ndihmuar dikënd, se është e pakuptimtë të jetosh vetëm për veten tënde.

Kuptimi i jetës nuk është vetëm për të arritur një lloj mirëqenieje personale, por mbi të gjitha për të ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë!

Vullnetarizmi nuk do të thotë vetëm donacione por edhe dashuria është e tillë.

Duhet t’i ndihmojmë njerëzit të cilët kanë nevojë, sepse askush nuk e ka zgjedhur fatin e vet.

Të jesh vullnetar, të përmbush, është ndjenjë e mirë kur ndihmon dikë🙏🏻🙏🏻, shkruan Krasniqi./Mediafokus.info/