Pula apo veza: Izraelitët zbulojnë vezën 1000-vjeçare të periudhës islamike

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert kryesor për shpendët në botën antike.

Fatkeqësisht, veza kishte një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende e pranishme, për të pasur një mundësi për analiza të ADN-së në të ardhmen”, shtoi ai.

Veza e pulës daton që nga periudha islamike.

Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne.