Mesazhi i gabuar i Shkurte Gashit përfundoi me lidhje dashurie me Albert Limanin

Në rubrikën ‘5 data’ të emisionit ‘Prive’, këngëtarja zbuloi takimin e parë me Albertin.

“Nuk e kom njoft asnjëherë, faktikisht njohja jonë e parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi. Miloti e ka postu një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bo lokacionin në Francë që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë.

Tu mendu që i kom shkru Milotit, unë i kom shkrua Albertit. I kom shkrua të lumtë Milot. Edhe po m’vjen një mesazh mu Albert Limani. Faleminderit shumë edhe një zemër. Kur hi e kqyri i thom m’fal se Milotit jom kon tu i shkru.

Mesazhi i dytë i Albertit ka qenë: faljet janë nga zoti mos ki dert se jom i joti – njëfarë poezie. Edhe thash wow cka me gjeti me to tash, kush e duron a din dhe i shkrova çka po don me thonë. Tha kjo don me thonë shumë po ska lidhje.

Edhe atë natë mu Miloti m’thirr veç me dal, hajde dalim e pime ka njo, edhe kemi dal, jemi njoft e jemi ku jemi sot”, tha Shkurte Gashi.