Mesazhi i specialistit të biokimisë klinike për vendlindjen – Topanicën
Specialisti i biokimisë klinike, dr. Sadik Gashi, ka dhënë një mesazh për vendlindjen e tij, Topanicën e Kamenicës, fshat ky që mbrëmjen e së hënës e shënoi edhe rastin e parë të infektimit me Covid-19.
Në një prononcim për Mediafokus.info, Dr. Sadik Gashi ka kërkuar qetësi nga banorët atje, derisa ka rekomanduar që t’i zbatojnë udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
“Së pari, banorët jo domosdoshmërisht duhet të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, por duhet të lëvizin në oborret e tyre për t’iu ekspozuar rrezeve të diellit, pasi sintetizohet vitamina D, e cila është shumë e rëndësishme për imunitet, sidomos për pleqtë dhe fëmijët. Të përdorin pemë e perime tropikale që kanë vitamine C si: ananasi, portokalli, limoni, rasoji i lakrës si dhe vajin e peshkut”, ka thënë Gashi për Mediafokus.info.
Duke shpjeguar zanafillën e tij, ai ka thënë se virusi corona është njohur si familje që nga viti 1960.
“Virusi Corona si familje është njohur që nga viti 1960, domethënë virusi kuror. Sa i përket patogjenitetit dhe toksicitetit e sensitetit, është i njëjtë me viruset tjerë. Por, ky virus është me një gjenotip e modifikim tjetër, si në aspektin klinik, dhe duke iu falënderuar ajrit, e posaçerisht peroksidit të hidrogjenit H2O2, e shkatërron membranën e virusit proteinik, sado patogjen që është virusi, e humb dhe bëhet më i dobët për organizmin virulenca dhe sensiviteti”, ka shpjeguar ai.
Doktori me prejardhje nga Topanica, që përpos specilizimit për biokimi klinike, tashmë është specializant edhe i endokrinologjisë me diabete, ka shpresë për daljen nga kjo situatë.
“Me ndihmën e Zotit dhe me zbatimin e rekomandimeve të mjekëve, shpresoj se do t’ia dalim”, ka thënë dr. Sadik Gashi.
Ndryshe, me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Topanica nga sot është futur në karantinë./Mediafokus.info/


