Mesele: Si zot shpije, m`bjen me ju kurtalis niherë e dajma
Hasan Bunjaku
Në mbrëmje, pasi hëngrën darkë te Oxhaku në bodrum, Babgjyshi, pasi u nis me djemtë shkallëve përpjetë, në fund të tyre, iu kthye grave:
– Masi ta çoni sofrën e t’i lani entë, hajdeni ere ju n’odë! – dhe ai bashkë me djemtë, “humbën” në kat. Gratë me habi po e shihnin njëra tjetrën, sepse kjo, në familjen e Demir Bunjakut, rrallë bënte vaki, që edhe gratë të thirreshin në Odë…
– Athue shka paska krisë…?! – pyeti Dada, më shumë “vetvetën” se sa gratë tjera, e këto, vetëm ngritën krahët në shenjë: “As na nuk dimë gjo, vallahi…!”, andaj kurreshtja e grave, bëri që ato të shpejtojnë dhe t’i kryejnë punët, dhe pas pak, pasi u renduan, sipas hierarkisë: Bajralikja, Hashajka, Tygjecka e Mulakja, shkallëve përpjetë e kadalë si me droe e hapën derën e odës, dhe mbetën në këmbë të renduara ashtu siç ishin, tashti në horizontale, me duar lidhur përpara, po prisnin urdhërin e Zotit të shpijës.
– Erdhët, a? Ungjnu ere ju n’shtrumë!
– Po t’zojat i kemi kto gra kur dojnë, a, veç Zoti na i rujtë pej brymës parë! – iu drejtua të tjerëve Babë Zeneli…
– Vallha, boll, po nuk po jav dini kimetin hiç se…! – iu foli e jëma, Bajralikja, e cila, si Zojë shpije, edhe nuk fliste shpesh.
– Po. Bre, veç “dynjaja shpesh e kurrkush s’po ju merrë vesh…!” – foli Babgjyshi, me shaka.
– Po sonte deshta me ju mledh tubë se një dishka shka e kam ba njet, do duhet ta sajdisni kejt gjinja e shpijës! – foli Babgjyshi. Dhe vazhdoi:
– Vallha, boll mirë i kem i puntë ktu, e si na rrallë kushi asht, e kta e kemi mrri me razi, me punë pa hile e me hallallëk, po bjen “kama e shkavit” e nuk t’len rahat: kurdo t’i piket një xhanari t’pshurrtë të Kralit, (mener) munet me t’ba shka të dojnë e kur të dojnë, se neve nuk na dojnë e sytë nuk po mujnë me na i lshue, veç kejt ky zullum ere nuk munet me u durue, se, Zot, mos i le, munen me prekë ere n’erz e namuz, qysh po nijmë qi kanë ba n’tjera vene. Kshtu qi, unë e kam sosë me nja: me u çue kejt e me e leçitë kejt kit ven e kysmet me dalë n’Turqni. Qysh mora vesh Ngillan, pej xhematit, po ere pej dashamirëve e ere vetë Hoxhës, Imam n’Xhami, atje koka qaq mirë, veç me kan n’Xhenet për s’gjalli, e me tana t’mirat… E di ere kto, qi nuk asht let me ja kthye shpinën memleçetit, vorreve të t’parëve, shpijes, arave, livadheve, maleve e kejt ni “dedovine”, kusherijve, e ju granimi, besa ere “opçinave” t’juve, po t’ikim sa ma shpejt pej kti hyçmi, qi herdokur, ka me na tferavë kejtve, e si Zot shpije, m’bjen me ju kurtalisë niherë e për dejma. Po, kysmet para se ta çesim n’pazar kejt kit mylk, unë e due konisjen e kejt robve t’shpijës, se ndryshe ere nuk na shkojnë as punët për s’mari. Pra, e kini izën pej meje, e folni, n’paçi shka me thanë kunra…!” – e mbajti “ekspozenë hyrëse” Babgjyshi në “mexhlisin familjar”, e i fshiu djersët me shami.
Mbretëroi për disa minuta një qetësi varri, e pastaj, Babë Zeneli, e theu heshtjen i pari, si ma i madhi djalë n’familje.
– Qashtu asht kejt qysh the ti, o Babë, se ere mua shpesh m’ka shkue menja me e marrë atë udhë, po nuk po e di sahi, a mos po na mashtrojnë veç me na hjekë qafet Hyqmeti i Shkavit, e ere, ai i Turkit, qi, qysh thojke edhe Mizi, ven ka boll, po jo edhe nefuz, e mos asht ma mirë me prit ere pak e me e vetë ere nejkan qi është pak ma i knushëm se na, se qysh janë senet tamomile…! Se sa për ata qi e fole për Kralevinën, qashtu asht e topi s’e lunë! Un kaq pata niherë për niherë…! – tha babë Zeneli.
– Po ti Ramë, a je tue ditë se shka po thojmë e shka po dojmë? Nashta po thom boll t’madhe po flasim, e…
– Po o babë, po, veç kesh tuj menue: sa kam hjek q’i kejt kit hanrak, me kto dur e kam “çelë” me kazëm e “tarrakop”, e tashti me ia kthye shpinën, se për mua, ku t’jemi kejt aty m’kini ere mue, bile sa ta kam kit takat, nuk i tutna jetesës, veç, t’ruhmi e t’mos mashtrohemi kallaj, qaq!…- tha Axha Ramë.
– Po, ti Ramiz, qi ni jetë njeri e ke “rrotue” n’Turki, shka na thue?!
– Paj, o Babë gjysa e qatyne qi po i thojnë nuk besoj qi janë t’nimete, se, si tha edhe Baci Nel, Turkija ven ka boll e tepër bile, po nuk ka nefuz, me i “mush” ato vene e asht lidh me shkavin, qi me e plotësue me popullatë të fesë tonë Muhamedane: shiptarë, boshnjakë e do qi i thojnë vetit turqi, e sa për qato tana t’mirat qi kishe po na i falkan, pak jam n’shybe, po asht ere ni kohë koxha e gatë pej se kam ardh unë e nuk po e di se shka ka mujt me u nrue e ndryshue n’hyçmin e Turkit! Sa për kralevinën jugosllave, mutllaka qashtu asht, po don me na përzanë kejtve shka jemi muslimanë, e me sunue veç shkavi n’kto troje! – e përmbylli Baci Ramiz…
– Po ju gratë?! Se due me u ba kejt razi ja anej ja knej?! E di qi po ju jesin familitë e “opçina”, po, kam ymyz t’madh, qi, herdokurdo, kejt shiptaria ka me dal n’Turkije, e don Zoti e përpiqmi për së gjalli ere atje?!
– Un, s’kam shka tham, ku t’jesh ti, qaty edhe unë, e besoj ere kto rejat e mija, qat menim e kanë! – foli Bajralikja.
– Po ti Hashajkë?!
– Vallha, more babë, n’qeto fjalë tua asht ere babë-Brahimi i jem, po boll po m’dhimet tanë ky muni ynë, e njersa qi e kemi la secillën pllamë t’ksaj toke, po n’e pastë shkrue Zoti me “lshue ven e Vatan”, na s’un i dalim para. Ku t’jemi kejt, aty ere un! – tha Dada.
– E ti Mulake?
– Ku t’jemi kejt, ere unë, se t’damë nuk ka ktu!…- i ra shkurt shoqja e Bacit Miz.
– Mos kujtoni qi kejt kto qi i thatë e droen qi e kini, sa janë sahi kejt kto t’mira qi po na i përmenin, nuk i kam tefqirue me iqin herë, po apet, na për kërrname nuk po i hymë kti “garrameti”, se nuk asht let me e lshue njeri vatanin për birgajrihak, po pej zorit e kemi – morri frymë thellë Babgjyshi – Pra, qysh mujta me marrë vesh, asnjani nuk asht kunra, e ishalla me hajr o roptë e mi!
– Djemë, pej nesër qitne fjalën se e kemi mylkin n’pazar se po dojmë me shkue për Turkije. Kaq. Na priftë e mara, e e mramja me hajr, ishalla! – e përmbylli takimin Babgjyshi. Ju gratë tash, muni me shkue n’punë tuja.
(Demirovitët: fillimi i rrëfimit, ngjarja para rrëfimeve të botuara më herët, e shkruar në fund të vitit 2021)

