Mësimi: Unë nuk do të isha kurrë i lirë nëse nuk do ta lija urrejtjen në burg
“Një ditë, kur isha president, tek ishim duke ngrënë drekë me shoqëruesin tim në një restorant, pashë të ulur pranë nesh një burrë të vetmuar që priste t’i shërbenin dhe i kërkova të bashkohej me ne. U ul me ne dhe pasi hëngri shpejt e shpejt me kokën e ulur dhe duart që i dridheshin vazhdimisht, kërkoi të largohet.
I dhashë dorën dhe u largua pa e ngritur kokën.
Kur ai u largua, shoqëruesi filloi të thotë se ai njeri duhet të ishte shumë i sëmurë, sepse gjithë kohën vetëm dridhej.
Atëhere i tregova arsyen pse dridhej: Ai njeri ishte drejtori i burgut ku unë isha i burgosur. Një ditë pasi më torturoi shumë dhe unë duke bërtitur e duke qarë i lutesha për mëshirë, ai vazhdoi duke më përqeshur dhe në fund urinoi mbi kokën time.
Nuk është i sëmurë, ka frikë se tani që jam president, do t’i bëj atë që ai më bëri mua. Por unë nuk jam i tillë, kjo sjellje nuk është pjesë as e karakterit, as e etikës sime.
Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtete, ndërsa ato që kërkojnë pajtim ndërtojnë kombe. Ndërsa dilja nga dera e atij burgu e dija, që nëse nuk do ta lija pas edhe gjithë zemërimin dhe urrejtjen time të burgosur atje, unë kurrë nuk do isha i lirë”.
-Nelson Mandela./KultPlus.com/Mediafokus.info

