Mësohen detaje të reja për rastin e rëndë sonte në Gjilan

Të shtënat që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, rezultuan fatale. Një person po dyshohet se u vra nga prindi me armë zjarri, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Vrasja u konfirmua nga Policia, ndërsa Klan Kosova ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në familjen Arifi, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i zbulojë identitetet.

Viktima që po dyshohet se qëllua nga babai ishte 29-vjeçar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.