Mësuesi Bedri Raçi e humbi jetën nga koronavirusi
Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit Bedri Raçi nga Podujeva. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. I përjetshëm kujtimi për Bedriun”, ka shkruar Rudari në Facebook.

