Nuk i bindet urdhrit për t`u ndalur, e godet policin me kamion
Një person në Viti është arrestuar për pengim të personit zyrtar, pasi nuk i është bindur urdhrit të policit për t`u ndalur.
Fsh. Ramnisht, Viti 13.11.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.