Mësuesi i mirë që lë nxënës të mirë pas, nuk vdes kurrë

Nehat M. Ramadani

Eu po ç’na ra sikur gurë nga qielli ky lajm i hidhur dhe i rëndë për ndarjen tënde nga kjo jetë, shoku, vendasi, e kolegu ynë-veteran i arsimit, Dërgut Cana.

Kisha fatin të punoja plot 25 vite me ty, po sa gjenerata arsimove dhe edukove, të cilët sot janë shtylla e fortë e këtij shteti për të cilin u angazhove ti.

Ishe shembull i dijes, edukatës, artit të mësimdhënies, afrisë e humorit, që edhe në çastet më të rënda largoje vrerësirat dhe errësirën për të kthjellur mendjet dhe ofruar njerëzit në kohët më të vështira.

Prandaj, krenarë me jetën dhe punën tënde, të vetëdijshëm se mësuesit që pas vetes lënë nxënës të mirë nuk vdesin kurrë.

Familjarët, ish nxënësit, kolegët, miqtë dhe dashamirët do ta kujtojnë me mall epokën tënde duke përballuar më lehtë këtë ndarje, me shpresë se do të bashkohemi n’xhinnet insha’Allah!