Mësuesi Maliq i merr edhe drutë me vete për t`i ngrohur nxënësit në shkollë

Ky është imazhi i shpërndarë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, i një mësuesi nga Mokra, i cili së bashku me çantën e punës, ka marrë me vete edhe drutë e zjarrit, për të ngrohur nxënësit e shkollës në këto temperatura acari.

Foto është publikuar në Facebook nga studiuesi Erald Kapri.

Ja postimi i plotë:

Shqipëria tjetër. Mësuesi Maliq Torra në fshatin Velçan të Mokrës niset tek nxënësit e tij, bashkë me drutë e zjarrit për të përballuar të ftohtin – 12 gradë. Mirënjohje.