Mësuesi që tërë jetën ia kushtoi arsimit

Hysen (Sherif) Selimi, i lindur në Bresalc të Gjilanit me 1928, tërë jetën ia kushtoi arsimit.

Në vitin 1943 e regjistroi gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë, duke iu falënderuar një gjakovari që e kishte shitoren e jorganëve në Gjilan.

Pas kryerjes së gjimnazit në Prishtinë, me ndihmën e gjakovarëve e regjistrua në Normalen e Gjakovës dhe pas diplomimit punoi mësues në fshatin Pozharan (1947/1948). Atje banoi në shtëpinë e Ibrahim Pirës.

Pastaj punoi në Hogosht në vitin 1948/1949 ku e vazhdoi punnën në progjimnazin e filluar nga Fadil Hoxha.

Mësues Hyseni punoi edhe në Bresalc, Zhegër, Malishevë, Gjilan etj.

Ishte drejtori i parë i shkollës fillore ‘Musa Zajmi’ te cilën e emërtoi me emër shqiptar dhe për kete arsye u hoq nga detyra.

Vitet e fundit punoi në shkollën fillore ‘Vuk Karaxhiq’ (tani Thimi Mitko ne Gjilan), prej nga u pensionua. Ka vdekur në vitin 1998. /Mediafokus.info