Meta në familjen Abazi: Zoti ju forcoftë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së sotme në familjen Abazi në Livoç të Epërm, iu ka shkprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së vëllezërve Isa e Shemsedin Abazit, gjatë tërmerit të 26 tetorit në Durrës.

“Është një humbje e pazëvendësueshme dhe pangushëllueshme, e cila ishte pjesë e të gjitha humbjeve njerëzore që pësuan nga tërmeti në Shqipëri. Lutem që ta gjeni kurajon dhe ta përballoni sa më lehtë dhembjen. Zoti ju forcoftë”, ka thënë presidenti Meta.

Pas kësaj vizite, i pari i Shqipërisë që është edhe Qytetar Nderi i Gjilanit, është pritur në takim nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.