Mickovski godet Azizin: “I vogël është ai për proceset e mëdha të vendit”
Në mes të Tetovës shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi deklaroi se do t`i ndalojë të gjitha projektet sllave, duke e bërë më pas shqiponjën.
Në lidhje me këtë kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh i ashpër me Adnan Azizin.
Duke mos ia përmendur as emrin, Mickovski tha se ai nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend.
“Ai që përmendët ju nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend” u shpreh shkurt Mickovski.
Nga ana tjetër, shqiponoja e Adnan Azizit mund të jetë edhe nxitje që janë rrahur të rinjtë shqiptarë nga huliganët e VOJVODËS së Teteksit në Tetovë./TS.

