“Midis Gjilanit, n`vapë t`verës, 30 minuta kom luftu me ja ndal vdekjen njeriut me duart e mia” – Herolinda Rexhepi: Kjo nuk osht udhëheqje, kjo osht dështim
Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi ka kritikuar qeverisjen në Kosovë, për dështim në sektorin e shëndetësisë, duke sjellë një rast konkret ku asaj i është dashur të luftojë vetë për jetën e një personi në Gjilan për 30 minuta.
Ajo shprehet e habitur se si sot të njëjtit persona dalin në fushata e lypin vota pikërisht prej atryre njerëzve që nesër munden me vdek në rrugë, sepse ambulanca nuk vjen me kohë.
“Qe sa vite i majnë karrigat, e hala jeta e qytetarit varet prej fatit e jo prej sistemit. Kjo nuk osht udhëheqje. Kjo osht dështim!”, ka shkruar ajo.


