Mërgimtari dhuron 50 mijë euro për Qeverinë e Kosovës

Një mërgimtar sot ka dhuruar 50 mijë euro për t’i dal në ndihmë Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin që vërteton se një mërgimtar ka deponuar këtë shumë në thesarin e Kosovës.

Ky veprim i bashkëatdhetarit erdhi menjëherë pas kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoj dje ndihmë nga diaspora për tejkalimin sa më të lehtë të Covid-19.

Deri më tani një numër i madh nga diaspora i janë përgjigjur kërkesës së Kurtit, dikush me shuma më të mëdha e dikush më të vogla.

Por në këtë mënyrë po mbushet thesari i Kosovës./Mediafokus.info/