Mimoza Kadriu largohet nga Nisma dhe i bashkohet LVV-së

Mimoza Kadriu, asambliste komunale në Gjilan e ka braktisur Nismën dhe i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dëshiroj t`ju njoftojë se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet partiake të Nismës Socialdemokrate dhe nga ky moment aktivitetin tim politik do ta vazhdoj ne subjektin politik Lëvizja Vetëvendosja”, ka thënë Kadriu.

Ajo ka falenderuar te gjitha strukturat e partise Nisma Socialdemokrate dhe gjithë përkrahësit e saj, të cilët e kanë mbështetur pa rezervë gjatë gjithë këtyre viteve.

‘Unë mendoj që për katër mandate sa kam qenë pjesë e Kuvendit, kam kryer detyrën time me pergjegjesi te plotë, duke përkrahur dhe ndihmuar shume projekte dhe duke qenë afër qytetarit, ku hallet e tyre t`i adresoj aty ku duhet. Isha e vetme, fuqia ime politike ishte e vogël për të ndikuar, por janë kryer disa punë të mëdha dhe për këtë është dëshmitar qytetari’, ka thënë Kadriu.

Pë më tepër, ajo thotë se gjithe angazhimi i saj politik nuk u bazua në interesin personal, sepse gjithçka që ka arritur deri në politikë, është meritë e përkrahjes dhe respektit që njerëzit kanë treguar për atë personalisht.

‘Unë nuk pata shumë funksione politike, sepse nuk kërkova dhe kushtëzova, por e vetmja arritje e imja ishte asambleiste të cilën e arrita me përkrahjen qytetare. Prandaj sot ju jam mirenjohëse përjetësisht për çdo votë që është hedhur në kutitë e votimit për mua”, ka shkruar Mimoza Kadriu, duke kërkuar mirëkuptimin e qyettarëve për të vazhduar bashkë edhe më tutje’.

Mimoza Kadriu është ndër asamblistet më të përgjegjshme në vendimmarrjen komunale. Pas dorëheqjes së saj, Nisma Socialdemokrate mbetet pa asnjë përfaqësues në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili ka gjithsej 35 anëtarë. /Mediafokus.info