Ministri: Një shtetase e Britanisë dyshohet për koronavirusin

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar para pak çastesh se personi i dyshuar për koronavirus është një femër shtetase e Britanisë së Madhe, e cila është shtrirë në QKUK.

Ai ka shtuar se janë ndërmarrë të gjitha masat dhe personi i dyshuar është izoluar, transmeton Mediafokus.info.

Ministri Vitia ka deklaruar se në mesnatë do të dihet saktësisht pas rezultatit të analizave./MediaFokus/