Ministri Sveçla niset drejt Kroacisë pas lajmit për aksidentin e autobusit me mërgimtarë

Dita e sotme i solli Kosovës një lajm të hidhur dhe një dhimbje të madhe. Nga aksidenti i një autobusi në Kroaci, i cili po vinte nga Gjermania drejt Kosovës, humbën jetën të paktën 10 udhëtarë.

Lajmi është pritur me pikëllim të thellë edhe nga Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari, të cilët kanë premtuar se do t`u qëndrojnë pranë familjeve.

Menjëherë është nisur për Kroaci ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Deri tani dihet për 10 të vdekur dhe 8 të tjerë që janë në gjendje të rëndë. Ndihmë në spital kanë kërkuar 40 persona.

Autoritetet policore atje kanë thënë se bëhet fjalë për një aksident tepër të rëndë./Mediafokus.info