Ministri Vitia në konferencë për rastin tragjik: E kam menduar dorëheqjen…

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e një 26-vjeçari nga Gjilani, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendren e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ministri nuk e ka përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes, por tha se si ministër e ndien për detyrë që të vazhdojë detyrat e tij.

“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të kryejnë hetime rreth këtij rasti.

U mohua që kanë pasur ndonjë dëshmi për gjendjen e tij shëndetësore.

Agon Musliu, 25-vjeҫari nga Livoҫi i Epërm i Gjilanit, i cili vdiq tragjikisht në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë, sapo kishte nisur studimet e masterit, në Gjermani.

Në Gjermani, ai ka udhëtuar në fillim të muajit mars, pak para se të mbylleshin kufijtë si pasojë e pandemisë, për t’i ndjekur studimet master në drejtimin e shkencave kompjuterike.

Vdekja e tij ka tronditur Gjilanin dhe Kosovën.

Agon Musliu ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani./mediafokus.info