Ministrja Haxhiu lind vajzë, bëhet nënë e tre fëmijëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është bërë nënë për herë të tretë, pasi ka lindur vajzë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe se gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.

Për shkak se ka lindur me operacion, Haxhiu do të mbahet edhe më tej në klinikë.

Ndërsa përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem.

Ministrja Albulena Haxhiu dje ka marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisjes.