Këto janë dy gjyqtaret e reja në Gjykatën Themelore në Gjilan

Në Gjykatën Themelore në Gjilan kanë filluar punën dy gjykatëse të reja, Erëlinda Tosku – Elezi dhe Qendresa Sejdiu, të cilat ditë më parë janë dekretuar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu.

Dy gjyqtaret e reja i ka pritur sot në takim kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, për t’iu uruar sukses në misionin e ri si gjyqtare dhe njëherësh për t’iu garantuar mbështetjen e plotë të tij.

Ndryshe, gjyqtaret e reja janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë zgjedhur gjithsej 48 gjyqtarë të rinj.