Dedikim për babain: ‘Në orën 6 shpirti yt mori rrugën për në botën tjetër’

E bija e ka përkujtuar sot rapsodin Agim Gashi, në pesëvjetorin e vdekjes, me një dedikim që të rrënqeth trupin kur e lexon.

Sot para 5 vite me datë 12.07.2017 ke ndërruar jetë ti babi im, kur zemra jote pushoi se rrahuri dhe ti shkove përgjimonë në botën tjetër. Mua m`u thye shpirti në ato momemte.

Sonte as nuk po më zë gjumi, sepse saktësisht në këtë ditë, në orën 5 të mengjesit ne ishim me ty në spital, unë dhe nëna.

E pastaj në stacionin intensiv, në orën 6:00 shpirti yt mori rrugën për në botën tjetër.

Sonte do ta ndez një qiri për ty, ne të gjitha vendet që ti ke kaluar dhe i ke dashur. Çdo natë me shfaqesh në endërr dhe sikur bisedojmë me njeri-tjetrin.

Tani u bënë pesë vite pa ty dhe unë ende nuk po mundem të besoj që e kam perballuar këtë kohë pa ty.

Kjo ishte periudha me e vështirë në jetën time.

Më ka marr shumë malli të bisedoj me ty e ti qajë hallet dhe të më këshillosh për çdo gjë.

Tani më është bërë edhe më e qartë se sa njeri i madh dhe i talentuar ti ke qenë. Më mërzit fakti që ti duhej të shkoje në kohën kur unë kisha më së shumti nevojë për ty.

Ti nuk do të jesh këtu ta shohësh si po e përfundoj shkollën, kur të martohem dhe t`i kem fëmijët e mi.

Por edhe pse ti s`do jesh këtu, unë do të t`ju tregoj të mi për gjyshin e tyre dhe veprat e tij.

I falenderoj të gjithë ata dhe veçanërisht shoqërinë tënde besnike që komentojnë ende dhe e ndjekin faqen tënde.

Ma lumturojnë shpirtin kur tregojnë për historitë dhe kujtimet qe kishin bashkë me ty.

Unë e di qe edhe ty do të lumturoj kjo gjë sepse ti doje të mos harrohesh shpejt nga më të dashurit e tu.

Madje kur ishe në spital i the mjekes që gjëja nga e cila kam më së shumti frikë kur të vdes është të harrohem shpejt.

Por mos u brengos se ne nuk do të harrojmë. Veçanërisht unë dhe nëna ime do të kujtojmë për gjithmonë dhe do të bëjmë të pamunduren që kujtimi yt mos të shuhet.

Me këtë rast dua edhe t`i falenderoj të gjithë ata që bën të mundshme organizimin e mbrëmjes përkujtimore.

Ndihemi të nderuar dhe të respektuar pa fund. Kjo më bëri shumë të lumtur. Të shoh shoqërinë tënde dhe foton tënde aty.

Unë kisha ndjenjën që edhe ti je i pranishëm me neve aty. Ti shpresoj që na ke shikuar nga lart dhe je lumturuar me këtë gjest madhështor të shokëve të tu dhe të gjithë të pranishmeve atë ditë.

Ti vazhdon ende të jesh gjithçka për mua.

Uroj të jesh i qetë atje ku je dhe të kanë pushuar gjithë vuajtjet dhe dhimbjet tani. Ti je engjulli ynë mbrojtës që na shoqëron në rrugën tonë nga lartë.

Në fund dua ta përmbyll me një citat shumë të bukur: “kush vazhdon të jetoj në mendjen e të dashurve të tij, ai nuk ka vdekur” ndërsa ai që është harruar për së gjalli nga më të dashurit e tij, ai është i vdekur.

Pra ti dhe veprat e tua nuk kanë vdekur, ti ende jeton edhe pse jo fizikisht, ti do të jesh babi gjithmonë në zemrat tona, përfundon dedikimin e saj vajza Azaleja.

Rapsodi i njohur kosovar Agim Gashi iku nga kjo botë para pesë vitesh, pas shumë betejash të fituara me sëmundjen, e cila në fund e mundi atë. /Mediafokus.info