Miqësia që përfundoi me përgjakje në Ferizaj: koha kur viktima shfaqej në videon e Butës
Miqësia që dikur kishin reperi Betim Januzi – Buta dhe vëllait i tij Qëndrim Januzi me 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, i cili u vra me shtatë plumba të premten në mbrëmje, konfirmohet në një video të para dhjetë vjetësh.
Gazmend Hyseni shfaqet në videon e këngës së reperit Buta të emëruar “Kqyre”. E publikuar më 2012, në këtë krijim reperi i jep jehonë kërkesës për lirimin e vëllait të tij, Qëndrimit, i njohur me nofkën Rifa, i cili po vuante ditët në burg gjatë asaj kohe.
“Mun’ me m’gjetë të sheshi t’u bërtit free Rifa, deri t’më shterët zoni, plus e kena shkru në maica”, thotë reperi në këngën “Kqyre”, derisa shoqërohet rrugëve të qytetit të Ferizajt me katër miq të tij – përfshirë Gazmend Hysenin.
Gazmend Hyseni, në radhë të parë nga në fotografi nga e majta, dhe reperi Buta në mes /Youtube
Dhjetë vite më vonë, realiteti ka ndryshuar. Gazmend Hyseni nuk jeton më. Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, është burgosur sërish. Tash për vrasjen e Hysenit, dikur mikut të tij, të cilin e qëlloi me shtatë plumba në pjesë të ndryshme të trupit të shtunën.
Vrasja e cila tronditi Ferizajn ndodhi në mesnatë derisa viktima po shoqërohej me disa miq të tij në afërsi të një marketi në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Dy palët dyshohet se pas miqësisë shumëvjeçare mes vete kishin prishur raportet për shkak të një mosmarrëveshje, ende të pasqaruar nga hetuesia.
Në rrjetin social Instagram të viktimës Gazmed Hysenit shihet se i ndjeri e mbante akoma follow reperin Butën, ndërsa reperi e kishte hequr nga lista e ndjekësve.
Mediat raportuan se mosmarrëveshjen ndërlidhen me djegien e një veturë të reperit Buta, të cilët pretendohet ta ketë kryer viktima Gazmend Hyseni rreth dy javë para se të vritej.
Gjykata e Ferizajt e dërgoi në paraburgim për 30 ditë Qëndrim Januzin, në një aktvendim të nxjerrë të dielën.
Seanca është mbajtur në kushte të improvizuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi Januzi vazhdon të trajtohet në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat e një polici civil të shtunën në mesnatë, pas ekzekutimit të Hysenit. /Paparaci.com

