Mësuesi kosovar dyshohet se u vetëvra

Gjatë ditës së sotme ka vdekur mësuesi nga Vushtrria, Asdren Krasniqi, derisa Policia vdekjen po e heton si rast vetëvrasje, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Shkolla e Mesme e Ulët “Andon Zako Çajupi”, ka bërë të ditur se sot ka vdekur mësimdhënësi i kësaj shkolle, Asdren Krasniqi.

“Të nderuar mësimdhënës/e e kolegë të tjerë, më lejoni që në emër të drejtorisë së shkollës t’iu shprehë ngushëllime për humbjen e papritur të kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë ASDREN KEASNIQI.” shkruan në njoftimin e Shkollës “Andon Zako Çajupi”.

Ky rast dyshohet se është vetëvrasje dhe Policia është duke e trajtuar vdekjen e tij kështu.

Në njoftimin e shkollës nuk është bërë e ditur se cilat kanë qenë shkaqet e vdekjes së tij.

Më poshtë postimi i plotë: