Vidhet arka e ndihmave në këtë xhami të Gjilanit

Është vjedhur sonte arka e ndihmave në xhaminë e fshatit Livoç i Ulët, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij fshati.

“Sonte persona te panjohur janë futur rreth orës 18:30 në Xhamine e Livoçit te Poshtëm, përmes dritares dhe kanë vjedhur disa euro nga arka e ndihmave. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbetet te shihet per identifikimin e personave qe thuhet qe jane endur para kohes se akshamit ne vend por qe akoma nuk jane identifikuar…Kujdes!”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje në Facebook./Mediafokus.info/