Miratohet për përdorim testi i ri i COVID-19, rezultati për 20 minuta – kushton 30 dollarë dhe nuk nevojitet recetë

Testi i parë kundër COVID-19 që mund të bëhet në shtëpi, qytetarët në SHBA do të mund ta blejnë pa recetë të mjekut dhe do të jetë në dispozicion për vetëm 30 dollarë, e së fundmi ka marrë miratimin për përdorim nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), shkruan Bloomberg.

Drejtori i FDA-së, ka bërë të ditur se u është mundësuar pacientëve, që testet e tilla t’i blejnë nëpër barnatore dhe rezultatet t’i marrin pas 20 minutave, transmeton Telegrafi.

Në fillim sasia e tyre do të jetë e kufizuara, kurse prodhuesi australian Elum do të ketë në dispozicion tre milion teste gjatë këtij muaji.

Testi detekton proteinën e virusit që e prodhon COVID-19. Ai lidhet me një aplikacion që jep rezultatet, kurse të gjithë që rezultojnë pozitivë duhet menjëherë të lajmërohen te mjeku.