Mirlind Daku, golashënuesi i dytë në Rusi
Bomberi kuqezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90-të të takimit. Topi ngeci në zonë mes rrëmujës pas një krosimi dhe Daku ishte ai që u gjend në vendin e duhur, për ta shtyrë drejt portës.
Ky ishte goli i dytë dhe i përmbysjes për skuadrën nga Kazani, që e pa veten në disavantazh përballë Akron Togliatti që në minutën e ‘9.
Sfida u barazua në minutën e ’55 me një autogol të vendasve, ndërsa goli i Dakut i siguroi tre pikët Rubinit. Më këtë gol, Daku renditet i dyti në garën e golashënuesve në Rusi./a2cnn

