Si dikur në “El Clasico”, Messi dhe Ramos fjalosen në stërvitje

Lionel Messi dhe Sergio Ramos ndoshta kanë harruar që janë shokë skuadre dhe janë duke luajtur dhe stërvitur së bashku në Paris Saint-Germain.

Ata ishin rivalë të ashpër për kaq shumë vite gjatë periudhës së tyre te Barcelona dhe Real Madridi.

Gjatë një seance të hapur stërvitore të PSG-së, Messi dhe Ramos kthyen orën te “El Clasico” në një moment.

Messi e kaloi qendërmbrojtësin me një prekje të bukur përpara se ta godiste topin në këndin e poshtëm me këmbën e tij të djathtë.

Por amerikano-jugori fillimisht u pengua pasi kaloi Ramosin, i cili e kapi atë me këmbën e tij të shtrirë.

Pasi shënoi, Messi u kthye dhe u pa duke folur me Ramosin, madje jo në mënyrë të qetë, pasi vërtet dukej shumë i acaruar.