Ministri pi ujë nga lumi t’i tregojë qytetarëve që është i sigurt, përfundon rëndë në spital

Ministri pi ujë nga lumi t’i tregojë qytetarëve që është i sigurt, përfundon rëndë në spital.

Një ministër indian, i cili piu një gotë me ujë të ndotur nga një lumë ‘i shenjtë’ për t’u provuar vendasve se është i sigurt, ka pëefunduar në spital.

Bhagwant Mann, ministër i Punjabit, u transportua me avion në Nju Delhi pasi piu ujin e ndotur nga lumi Kali Bein.

Videoja që tregon Mann duke marrë një gotë dhe duke pirë ujin e ndotur është bërë virale në rrjrtet sociale. Disa ditë pasi kishte pirë ujë, Mann filloi të ankohej për dhimbje stomaku.

Ai u dërgua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar dhe u shtrua gjatë natës. Mjekët thanë se Mann kishte infeksion dhe ishte trajtuar nga një ekip multidisiplinar.

Sipas New Indian Express, mjekët përfunduan një sërë testesh mbi ministrin përpara se ta linin të dilte nga spitali./joq/