“Mirror”: Super meçi Joshua – Ruiz mund të anulohet
Gazeta britanike “Mirror” po jep lajme të këqija për miliona njerëz, të cilët po e presin me padurim meçin e madh në boks ndërmjet Anthony Joshua dhe Andy Ruiz, i paraparë të mbahet sonte në ora 21:30 me kohën tonë lokale.
Një shi i rrëmbyeshëm është duke rënë Arabinë Saudite dhe kjo mund të ndikojë që rimeçi në mes britanikut dhe meksikano-amerikanit të shtyhet, shkruan “Mirror”.
Mbetet të shihet nëse do të zhvillohet apo jo kjo përballje e shumëpritur, ku në pyetje janë tre titujt e kampionit të botës në pesaht e rënda, WBA, WBO dhe IBF./MediaFokus/

