Faton Bislimi, bashkëkryesues i delegacionit të liderëve të rinj ballkanikë në Francë

Faton Bislimi do të jetë bashkëkryesues i delegacionit nga Ballkani i liderëve të rinj, në konferencën e Francës.

Puna me përkushtim dhe përgjegjshmëria janë atribute që ndërtojnë mirëbesim dhe sjellin sukses, sidomos në arenën e angazhimeve ndërkombëtare, ka shkruar Bislimi në profilin e tij virtual.

Ndjehem i nderuar që me ftesë të German Marshall Fund of the United States (Washington, DC) do te kem rastin të jem bashkëkryesues (co-chair) i delegacionit nga Ballkani të liderëve të rinj nga shumë sfera (politike, akademike, afariste, qeveritare) që do të marrin pjesë në Konferencën e liderëve për marrëdhënie transatlantike që mbahet çdo tre vjet dhe e cila do të mbahet në Francë, në maj 2020.

Nuk ka organizatë më me renome në botë që bashkëdyzon politikën e jashtme amerikane me atë gjermane dhe trajton temat e rëndësisë së veçantë në marrëdhëniet transatlantike se sa GMFUS, ka shkruar Bislimi.