Vdes babai i Unikkatil’it, ja dedikimi prekës në slang’un unik

Ka ndërruar jetë babai i reperit të njohur kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unikkatil.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, në profilin e tij në Facebook.

Në slang’un unik, Unikkatil i ka bërë një dedikim prekës babait, teksa postimin e ka shoqëruar me fotografinë kur ylli i rep’it ishte fëmijë, në krahët e tij.

Ja dedikimi prekës i tij:

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornëood, NY, 10594”.