Mirush Kabashi thotë se ka marrë fund civilizimi

Artisti i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi, ka shprehur keqardhjen e tij me gjendjen e refugjatëve, të cilët tash e një kohë të gjatë po përballen me gjendje shumë të vështirë gjithandej botës.

Për pamjet e tmerrshme të refugjatëve në Greqi dhe tretmanin e tmerrshëm e sulmet e tmerrshme të këtij shteti, aktori thotë se kjo është e turpshme.

“Aty ku humb ndjeshmëria ndaj qenies së quajtur njeri, aty ka marrë fund civilizimi për të cilin ne flasim. Fotot flasin sa 1000 fjalë, turp…..Nëse njeriu nuk ndjen dhimbje për njeriun , nuk e di nëse mund te flasim për njerëzim”, ka shkruar në Facebook Kabashi./MediaFokus/