Si e kujton shoqja e klasës profesor Naim Shaqirin?
Shoqja e klasës e shkollës fillore të tashmë të ndjerit Naim Shaqiri, Hatixhe Latifi Pupovci, ka shkruar me plot dhimbje, pas kumtit të shkuarjen e tij në amshim.
Madje, Latifi –Pupovci, që është profesoreshë e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka treguar se para një jave ka nisur organizimin e takimit me shokët dhe shoqet e fillores, i cili është paraparë të mbahet të dielën, transmeton Mediafokus.info.
Ja postimi i plotë i Hatixhe Latifi Pupovcit:
E dhimbshme te degjosh se sot ka nderruar jete shoku i klases Naim Shaqiri, njeriu me vyrtyte njerezore, i qeshur e i dashur per te gjithe. Naimi ka nje jave qe kishte filluar te organizoj takimin e se dieles se ardhshme me shoket e shkolles fillore. Eshte dhimbje humbja e shokut, e Naimit qe me quante “komandant”. Para nje viti me kishte shkuar ne inbox keto fjale qe ai i kishte thene per mua per Diten e mesuesit ne nje emision televiziv te cilin une nuk e kisha pare.
“Pershendetje, komandant!
Te drejtohem keshtu se ngjashem te permenda te enjten ne telefonaten bere Robert Bojajt ne emisionin e drejtperdrejte “Prite te gjelbren” te RTV21
“Kujtime nga shkolla” ishte tema ne Diten e Mesuesit
Dhe une e kujtova shoqen time, kryetare e klases, ne klase te peste, se si na priu per te mesuar anglishten, qe sot e jap ne shkolle”
Ma kishte thene kete edhe ne nje rast tjeter kur u patem takuar shume vite me pare, se ishte falenderues ndaj meje qe si “komandant” qysh ne klasen e trete te shkolles fillore kisha organizuar klasen te mos pranojme qe si gjuhe te trete te mesojme frengjishten por anglishten. Dhe se ai fale anglishtes tash punon dhe gjendet shume mire ne profesionin e mesimdhenesit.
Prehu i qete ne amshim shoku i mire i klases!
/Mediafokus.info/Foto: Muhamed Sadriu/