‘Mish oriz’ në ETC, insekte të gjalla brenda

Një qytetar ka raportuar se në pakon e ambalazhuara të orizit të blerë në market ka gjetur insekte.

Në pamjet e dërguara në adresën e Insajderit, shihet se blerjet janë bërë në në një prej prej qendrave më të mëdha të mallrave në vend, ETC – Prishtinë, gjatë ditës së djeshme – kur edhe fluksi i qytetarëve ishte tejet i lartë për të blerë produkte ushqimore, pas vendimit që mori Qeveria ndaj koronavirusit.

Qytetari në fjalë ka dërguar pamje të paketimit të orizit, e ku mund të shihet edhe nga videoja më poshtë, janë evidentuar insekte që lëviznin brenda./Insajderi/