Mjeku tregon gjendjen e gjakovares që me urgjencë u nis për në QKUK 

Mjeku tregon gjendjen e gjakovares që ma urgjencë u nis për në QKUK

Mjeku, Hilmi Shala, nga Spitali Rajonal i Gjakovës, ka treguar gjendjen e 20 vjeçares kosovare, e cila u nis për në QKUK, si e dyshuar për koronavirus.

Në një bisedë për Gazeta Blic, mjeku Shala, ka thënë se gjendja e saj është e mirë dhe sa është dyshuar për shenja të koronavirusit.

Ai tregoi se vetë pacientja ka kërkuar që të shkojë në QKUK, pasi që vëllai i saj ka qenë në Itali dhe se ka dyshuar se mund të ketë ndonjë shenjë të kësaj epidemie, por ka thënë se gjendja e saj është e mirë.

“Vajza vet ka kërkuar të shkojë në spital. Vëllai i saj ka qenë në Itali, por gjendja është e mirë”, ka thënë mjeku Hilmi Shala.