Miu futet në parlament, disa deputetë ‘braktisin’ mandatin
Pamjet qesharake që i shihni në këtë video, nuk janë nga komedia ‘Miu në xhep’, por janë pamje reale që vijnë nga Kuvendi rajonal i Andaluzisë në Spanjë.
Futja e miut në sallë bëri që deputetët të ngrihen nga vendet e tyre dhe të ikin të tmerruar.
Një deputete shihet duke ikur me vrap, ndërsa një deputet i ka vendosur të dy gjunjët në ulëse për të mos prekur në dysheme nga frika.
Sidoqoftë, duket se një deputete nuk e ‘braktisi’ mandatin dhe qëndroi në ulësen e saj të parlamenetit.

