Edhe Feride Rushiti ka dhembjen e saj: Çdo korrik na sjell lotët e pikëllimit

Aktivistja për të drejtat e grave, Feride Rushiti, njëherësh drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ajo që bashkohet me dhimbjet e të tjerëve dhe i përjeton ato çdo ditë, ka shpalosur sot një dhimbje personale, të cilën ajo ndjen prej dhjetë vitesh dhe ka të bëjë me humbjen e vëllait, Naserit.

Mallkuar qoftë ajo verë e bekueme, që çdo korrik lotët e pikëllimit na sjell. Sot, në dhjetëvjetorin e humbjes tënde Naser vëllaçko, mendoj si do ishte dukur jeta nën prezencën tënde….si do i kishim përjetuar gëzimet familjare, por edhe dhimbjet me ty… por vështirë të imagjinoj se si do të na e mbushje jetën edhe më tej dhe çfarë kujtimesh do na lije me atë shpirtin e bardhë, plot emocion e pozitivitet, i cili sikur u tret bashkë me TY.

Nga ato shumë kujtime që na ke lanë, mundohem t’i mbaj gjallë duke i përdore thëniet, humorin por edhe këshillat e tua, por vitet ikën dhe çdo gjë është ndryshe pa prezencën tënde…

Thuhet qe koha shëron plagët, por JO… mos prezenca jote vetëm sa thellon pikëllimi në familje.

Sot në këtë dhjetëvjetor, dua të të kujtoj ashtu si ishe, i hareshëm, buzagaz e i gatshëm për të gjithë ata që kishin nevojë për TY, nganjëherë nervoz, por që nuk zgjaste më shume se 5 minuta dhe gjithmonë i gatshëm për të falur e dhanë dashni.