Mixha Brahë – mjeshtër i rrallë i drurit, punëtor dhe njeri me zemër të madhe

(Ibrahim Sadiku 1881–1963 nga Vërbica e Zhegocit)

Plak i urtë dhe figurë e nderuar e kohës së vet, Mixha Brahë ishte mjeshtër i rrallë i drurit, punëtor i palodhur dhe njeri me zemër të madhe.

Dora e tij krijonte, ndërsa shpirti i tij bashkonte njerëz.

Shtëpia e tij ishte gjithmonë derë e hapur dhe bukëdhënëse për çdo nevojtar, pa dallim.

Ai mishëronte burrërinë, mikpritjen dhe besën shqiptare, duke lënë pas jo vetëm punë të bukura, por edhe shembull njerëzor që trashëgohet brez pas brezi.

Kujtimi i tij mbetet i gjallë në respektin e familjes dhe të atyre që patën fatin ta njohin./Sabedin Sherifi