Mjekësia alternative është alternativë e mjekësisë zyrtare

Mjekësia alternative, sot e kaherë është një alternativë e mjekësisë konvencionale në mbarë botën, ndonëse jo e pranuar gjithkund dhe as e suksesshme gjithmonë.

Një mjek popullor nga Gjilani, Kadrush Abazi, dje u arrestua nga policia për shkak të kësaj veprimtarie, nën dyshimin për vepër penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Ai është liruar sot, pas marrjes në pyetje nga prokuroria.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini i ka thënë Gazetës Express se pas intervistimit nga prokurorja e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mjeku popullor, Kadrush Abazi kishte bërë publike në rrjetin social Facebok një bar për të cilin pretendonte se mund të tregohej i suksseshëm edhe te infektimi me koronavirus.

Nuk dihet nëse mjeku popullor, i cili një bar me bazë bimore për trajtimin e bajameve e ka të patentuar, ka trajtuar ndonjë pacient me virusin korona ose jo.

Mjekët popullorë, ose siç njihen ndryshe, mjekësia alternative, ekziston gjithandej nëpër botë.

Në rastin konkret, Kadrush Abazi nuk ka garantuar se ka ilaç për shërimin e virusit.

Ai ka shkruar në facebook: “A ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të përdorë barin që unë e bëj në bazë bimore”.

Për më tepër, ai ka nënvizuar se bari është falas dhe ka spektër të gjerë veprimi kundër viruseve.

Nuk ka përmendur askund fjalën “shërim”, por ka thënë “stimulon sistemin imunitar për të luftu infeksionin” dhe “nuk ka efekte anësore”.

Nga sa shihet, mjeku popullor, as nuk e ka imponuar dhe as nuk e ka kushtëzuar barin bimor.

Deri më sot, as mjekësia zyrtare nuk e ka një kurë të saktë për këtë sëmundje.

Mjekësia alternative, është alternativë e mjekësisë zyrtare dhe ajo duhet të njihet si e tillë përderisa nuk bën ndonjë veprim me pasoja për shëndetin e njerëzve. /mediafokus.info