Mjekët apel qytetarëve: Shmangni pikun e vapës
Mjeku kardiolog, Saimir Shehu në intervistë për ABC News përcolli disa këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta.
Sipas tij ekspozimi në diell mund të shkaktojnë pasoja shëndetësore, sidomos te personat me sëmundje kronike.
“Ndikon tek hipertensioni, ndikon tek të sëmurët me insuficece kardiake, marrje fryme gjatë natës, lodhje e shpejtë. Duhen shmangur piku I vapës. Të dilet herët në mëngjes, të mos lihet asnjëherë ecja ose pas orës 19 kur freskohet. Sëmundjet kardiovaskulare janë më të përhapura, moshat më të përhapura janë 5O vjeç e sipër, ndërsa tek meshkujt 60 vjeç e sipër. Por, vihet re kohët e fundit e këtyre sëmundjeve si pasojë e mënyrës së jetës. Mungesa e lëvizjes, mungesa e aktivitetit fizik. Sëmundjet më të përhapura janë hipertensioni arterial, i cili prek jo vetëm moshat e mëdha, por tani ka filluar të prekë edhe moshat e reja”, tha ai.


 
 
						