Mjekët kalimtarë e rikthejnë në jetë grua në rrugë pa shenja jete

Dje rreth orës 17:00, pērgjatë rrugës për Rugovë ishte hasur një grua në gjendje kome, pasi dyshohet se derisa po ngiste biçikletën ishte goditur nga një automjet.

Gjatë asaj kohe në atë zonë kanë kaluar dy vëllezërit mjekë nga Peja Korab e Krenar Berisha dhe i kanë ofruar viktimës ndihmën e nevojshme mjekësore, të cilën edhe e kanë rikthyer në jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kirurgu plastik Korab Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.