Mjekja Alina Ramadani: Pse ika në Gjermani?
“Korrupsioni si çelës për të arritur deri te specializimi dhe jo meritat, është ajo që më detyroi të largohem nga Maqedonia e Veriut dhe profesionin si mjeke ta vazhdoj në Gjermani”.
Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Alinda Ramadani-Bina, nga Shkupi, e cila tash e pesë vjet punon si mjeke në Gjermani.
“Për profesionin tim është shumë e vështirë të arrihet diçka atje (në Maqedoninë e Veriut), duke marrë parasysh korrupsionin që është gjatë përfitimit të së drejtës për të specializuar; pagat e ulëta, diskriminimi i cili është evident jo vetëm mbi baza gjinore, po edhe mbi baza nacionale. Këto janë disa nga arsyet që u largova për sa i përket aspektit profesional”.
Nga Oda e Mjekëve bëjnë të ditur se rreth 12 për qind e mjekëve të licencuar kanë migruar, përqindje kjo që vazhdimisht është në rritje.
Mjekët e Maqedonisë së Veriut kryesisht migrojnë në Gjermani, Slloveni, Zvicër etj.

