Kadolli: Po vazhdojmë vaksinimin 65+, numri i rastve pozitive ka rënë në dy

Në Viti, ku ishte shfaqur rasti i parë me koronavirus, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të grupmoshës 65+.

Doktoresha Vjollca Kadolli Halili, drejtoreshë e QKMF në Viti ka thënë se deri më sot janë vaksinuar 1.832 qytetarë.

‘Procesi po vazhdon në mënyrë të rregullt, qytetarët janë thirrur me termine, bazuar në regjistrimin e tyre paraprak’, ka thënë doktoresha Kadolli Halili.

Bazuar në planin shtetëror të vaksinimit, pritet që të vazhdohet edhe me qytetarët e moshës +18 (qytetarë me sëmundje kronike).

Kadolli i ka ftuar të gjithë qytetarët e moshës 18+ që janë të interesuar të vaksinohen, të regjistrohen në platformën @Kosova si dhe të lajmërohen nga nesër në QKMF për regjistrim.

Ditëve në vazhdim, qytetarët do të njoftohen për datën dhe orën e vaksinimit, ka thënë dr Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti.

Përndryshe, momentalisht Vitia ka vetëm dy raste aktive me Covid-19, derisa sot nuk ka pasur asnjë rast të ri./Mediafokus.info