Mjekja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme te Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Mësohet se Klaudia Pajo është e reja që i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e Pallatit me Shigjeta rreth orës 14:50.Nga informacionet paraprake bëhet me dije se Pajo me origjinë nga Kuçova punonte si mjeke te spitali Ushtarak.

Banorët kanë treguar për “FaxNews” se ajo nuk banonte te pallati ku humbi jetën, por një pallat tjetër ngjitur duke treguar se ajo vuante nga depresioni.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.