Mjeku nuk jep vetëm gjilpëra, po edhe dhurata

Mjeku Shevqet Mehmet do të vazhdojë praktikën e kontrollimeve falas në ordinancën e tij specialistike për disa kategori të pacientëve.

Gjatë janarit dhe shkurtit, pos kontrolleve pa pagesë, ai ka vendosur që fëmijëve t’iu dhurojë edhe nga një lodër.

Njoftimin e ka bërë mjeku në profilin e tij:

Gjatë muajit janar dhe shkurt fëmijët me gjendje të rëndë sociale, pos kontrollimit gratis, kanë edhe një lodër dhuratë, ka shkruar dr. Shevqeti./MediaFokus/